Vijon përplasja mes kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli dhe këshilltarëve të Këshillit Bashkiak.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkaNWeb” se anëtarët e Këshillit kanë kërkuar sot sërish mbledhje jashtë radhe me kreun e Bashkisë, por ky i fundit iu ka kujtuar se janë në fuqi masat anti-COVID dhe se tema e kërkuar për t’u diskutuar sot mund të futet në rendin e ditës të mbledhjes së parashikuar më 24 qershor online.

“…Duke besuar në mirëkuptimin tuaj dhe vlerësuar kërkesën për mbledhje në funksion të përmirësimit të punës së Administratës së Bashkisë në shërbim ndaj qytetarëve do të sugjeronim që duke qenë se në datë 24.06.2021 është mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë online në platformën Zoom sipas njoftimit me nr.9624 prot, datë 21.06.2021, në këtë mbledhje t’i bashkohet rendit të ditës edhe rendi i ditës së mbledhjes jashtë radhe të datës 22.06.2021.
Nëse ju vlerësoni se mbledhja jashtë radhe e kërkuar nga ana juaj sipas rendit të ditës të parashikuar të zhvillohet e veçantë në datën 22.06.2021 në sallën e teatrit ‘Petro Marko’ kjo nuk mund të zhvillohet veçse online pasi janë në fuqi masat e parashikuara nga grupi i ekspertëve për parandalimin e COVID-19.
Ju kujtojmë se bazuar në masat anti COVID të përcaktuara nga Komisioni i Ekspertëve, zhvillimi i takimeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021”, thuhet në përgjigjen e Lelit për anëtarët e Këshillit bashkiak.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb