Së paku pesë ushtarë irakianë kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në provincën irakiane Salahaddin.
Helikopteri ushtarak i llojit Mi17 u rrëzua në afërsi të qytezës Amirli, në krahinën Salahaddin, njoftuan nga Rrjeti medial i sigurisë që vepron në Qeverinë e Irakut.
Është konfirmuar se në helikopter kanë qenë pesë ushtarë irakianë, dhe se askush nuk ka mbijetuar.
Nuk janë publikuar informacione për shkaqet e rrëzimit të helikopterit.//AA