Administrata e Biden ka thënë se do të zgjasë një kohë të pacaktuar një politikë pandemike të epokës Trump që lejon SHBA-të të dëbojnë me shpejtësi emigrantët pa dokumente.

Politika e njohur si Titulli 42 ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19 në objektet e mbajtjes, thonë zyrtarët. Fëmijët dhe disa familje janë të përjashtuar.

Të paktën 940,000 njerëz janë dëbuar që kur u lëshua vitin e kaluar.

Vendimi vjen pasi emigrantët vazhdojnë të vërshojnë drejt kufirit amerikan, përfshirë rreth 210,000 vetëm në korrik.

Në një deklaratë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se politika do të mbetet në fuqi derisa përhapja e Covid nga jo-qytetarët të mos jetë më një “rrezik serioz” për shëndetin publik.

CDC tha se do të rishikojë situatën çdo 60 ditë.

 

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: