Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i zjarrëvënies në Gjorm të Vlorës. Autori i dyshuar, shtetasi me inicialet B.S,, 42 vjeç akuzohet se dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në këtë fshat.

42-vjeçari akuzohet për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb