PSG po i kushton gjithë vëmendjen Messit. Dita e djeshme ka qenë ajo e zyrtarizimit, por në Paris ka pasur një festë të jashtëzakonshme.

Në rrjetet sociale PSG e ka cilësuar Messin si një diamant të ri. Nga ana tjetër e ka prezantuar argjentinasin me një video dinjitoze nga ‘Parc de Prince’.

Messi la Barcelonën dhe PSG është ekipi i dytë që luan në karrierën e tij si profesionist. Aty ai do të gjejë ish-shokun e tij Neymar dhe talentin Mbappe. Argjentinasi ndryshe nga herët e tjera tek PSG do të mbajë numrin 30 në fanellë.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: