Klubi i Tiranës dhe futbolli shqiptar në tërësi mësoi sot një lajm të trishtë. Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ish-futbollisti Remzi Bulku.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” ku shkruajnë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve duke i shprehur nderimet ish-lojtarit të Tiranës në vitet 1950.
“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Remzi Bulku. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e tij, i cili dha një kontribut të madh për sportin. Prehu në paqe Remzi Bulku!”
(BalkanWeb)