Pentagoni thotë se dy figura të larta të ISIS u eliminuan gjatë sulmit me dron në Afganistan. Më parë u pretendua se ishte eleminuar një planifikues i një sulmi terrorist.
Tashmë rezulton se bashkë me të është vrarë dhe një bashkëpuntor tjetër i tij. Po ashtu një i treti u plagos, por Pentagoni nuk jep informacion për të.
Nga ana tjetër ky operacion ka qenë mëse i suksesshëm pasi nuk pati asnjë qytetar civil të vrarë.
Sulmi në Nangahar ishte përgjigjia e parë e SHBA ndaj Shtetit Islamik Kharosan, filial afgan i ISIS që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të dy ditëve më parë në aeroportin e Kabulit ku vdiqën mbi 170 persona, 13 ushtarë amerikanë e dy britanikë si dhe mbi 200 mbetën të plagosur.
MG Taylor: Yesterday, U.S. military forces conducted an over-the-horizon counterterrorism operation against an ISIS-K planner and facilitator. […] I can confirm now that two high-profile ISIS targets were killed, one wounded, and we know of zero civilian casualties. pic.twitter.com/VTEtsamXzl
— Department of Defense ?? (@DeptofDefense) August 28, 2021
(BalkanWeb)