Mirel Josa, një nga trajnerët më të njohur të futbollit shqiptar, ka shpjeguar se pse në supersfidën e javës së parë në Superiore, mes Teutës dhe Partizanit, shihte durrsakët të favorizuar.

Në studion e “Sport Neës Plus” me moderatorë Daljana Sejdian, ai ka theksuar se ekipi durrsak kishte në avantazh faktin që ishte më i kolauduar ndaj pritej një dominim ndaj të kuqve.

“Nuk mund të them ndeshje e barabartë. Para ndeshjes e shihja Teutën të favorizuar si skuadër. Teuta ka patur të rinj që janë ingranuar me skuadrën, kurse Partizani nuk ka bërë ndeshje zyrtare me atë formacion që luajti me Teutën.

Kurse e Teuta e bëri në Europë, apo edhe me finalen e Superkupës, ndaj e shihja më të kolauduar. Një gjë që pashë në krahasim me vitin e kaluar për Teutën, është që skuadra ka rritur pak më tepër, jo cilësinë e bukurinë, por presionin që i bën kundërshtarëve. Sidomos kur e kanë topin kundërshtarët, bën presion dhe nuk i lë të zbresin lirshëm në fushë”, tha Josa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb