Numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit (COVID-19) në Iran është rritur në 114.759, me 448 viktima në 24 orët e fundit.

Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi në një deklaratë se 22.541 raste të reja u zbuluan në 24 orët e fundit, prej të cilëve 3.163 po trajtohen në spitale.

Numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 5.318.327, sipas ministrisë.

Ndërkaq, në njësitë e kujdesit intensiv në gjithë vendin po trajtohen 7.206 pacientë me COVID-19.

Në vendin me një popullsi prej afro 83 milionë banorësh, doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 është administruar tek 23.144.750 persona, kurse doza e dytë tek 12.492.598 persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb