Kanë përfunduar ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Ndryshe nga sezoni i kaluar, është rikthyer sistemi vajtje-ardhje. Nuk munguan surprizat që në sfidat e para. Laçi, fitues dy herë i Kupës, u ndal 1-1 në Sarandë me Butrintin. Po ju njohim me rezultatet e tjera:

NË GRUPIN A:

Luzi 2008 – Teuta 1-4

Myrtaj 32′ / Jazxhi 16′ , Zogaj 45+1′ , Kapllani 47′, Kallaku 76′  

Tërbuni – Partizani 0-3

Stenio Zhunior 21′, Filipoviç 22′ , Mala 45+1′ 

Shkumbini – Tirana 0-3

Xhixha 7′ , Beshiraj 16′ , 87′ 

Veleçiku – Skënderbeu 0-3

K.Vangjeli 34′ , Bismark 40′ , Pusi 65′ 

Erzeni – Dinamo 1-0

Xhabrahimi 50′ 

Oriku – Bylis  1-1

Bushi 19′ / Emini 15′ 

Besëlidhja – Burreli 0-0

Vora – Korabi 2-1

Lushaku 77′, Demaj 84′  / Raza 89′ 

NË GRUPIN B:

Labëria – Vllaznia 2-1

Dalanaj 40′ (p), Kamberaj 48′ / Çoba 33′ 

Maliqi – Kukësi 0-0

Elbasani – Kastrioti 0-2

Greca 16′, Ajazi 80′ 

Turbina – Egnatia 1-1

Brahilika 33′ (p) / Shtubina 88′ 

Flamurtari – Apolonia 1-1

Diamanti 66′ (p) / Topi 74′ 

Lushnja – Tomori 0-3

Manellari 13′ (p), Oshafi 38′ , Pepa 55′ 

Butrini-Laçi 1-1

Malaj 49’ / Ademi 17’

Besa-Pogradeci 1-0

Hoxhaj 62’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb