TIRANE
Kohëve të fundit është përfolur se Fero dhe Arbenita Ismajli janë ndarë. Mirëpo, modelja shqiptare, Arbenita Ismajli i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet për ndarjen e saj nga Fero.
Ismajli, së fundmi ka publikuar një video në ”InstaStory”, ku shihet duke kënduar së bashku me Feron në makinë.
Videoja në fjalë e paraqet Arbenitën dhe Feron në makinë bashkë duke dëgjuar muzikë. Kjo ka qenë një mënyrë e çiftit për të përgënjeshtruar thashethemet që pushtuan faqet rozë prej ditësh. ”Kur bllokimi i tij ndizet”- ka shkruar Arbenita.
Çifti janë prindër edhe të një vajzë të vogël të quajtur, Nina. Ata gjithashtu i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë në fillim të këtij viti.