Në 2 javët e fundit ka pasur një çështje te Baern Munchen. Por Lucas Hernandez më në fund më të qetësohet. Gjykata e Madridit pezulloi kërkesën për 6 muaj burg pas dhunës që mbrojtësi kishte ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij 5 vite më parë.
Futbollisti i kombëtares franceze rrezikonte të burgosej, por tashmë ai do të vijojë normalisht stërvitjen me Bajernin. Gjithsesi, gjykata e ka gjobitur me 96 mijë euro, si dhe ndalimin e veprimeve të tilla për 4 vitet në vijim, pasi në të kundërt, do të përfundojë në burg.
(BalkanWeb)