Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, mbajti fjalën e tij në Kuvend, ku mes të tjerash foli për eurobondin, duke u shprehur me shprehjen ironike se “E dha Evropa, e hëngri gropa”.

Në fjalimin e tij, deputeti Gjekmarkaj deklaroi se “Në dorë të Rames e Ahmetajt eurobondi do shkrihet si flok debore e nuk do i gjindet as varri!”

Fjalimi i plotë i deputetit Gjekmarkaj:

Vetëm një ndihmë pata për të zgjidhur dilemen që me zu në duhet të flas per punë ekonomie apo jo unë pedagog letersie??!!

Më ndihmoi kujtimi i Kastriot Islamit i cili pat thënë nuk bëhem kurrë minister financash dhe u bë !!
Por mbi të gjitha , Kryeministri i cili piktor i mbaruar si ai, në ditet e termetit , foli si inxhinjer aqësa zonja Bozo dukej si axhami para tij! Si usta, aqsa usta Dinja desh la zanatin e pertokë hodhi plumçen, si doktor në pandemi aqsa doktoreshe Çomos nuk ja mbajti të vinte në Kuvend , si dajrexhi sa në Breg të lumit hynë në krizë profesionale , si gogol që tremb gjithë Shqiptaret sa asnjë aktor i mbetur kukudh pa teater se mund në rrol!!
Eurobondi në fillim nga padija mu duk si seri e Xhejms Bondit që u shfaq në një kinema të Tiranes ku krejt yndyra e vëndit me kuç e maç mori pjesë mbuluar me leket e huave të meparshme!

Thashë me vete më mirë të darovis paqartesinë ekzistenciale nëse është Ulsi Manja që i ngjet më shumë Edi Rames tashmë edhe me mjeker apo Edi Rama Ulsiut në mendime dhe të dy bashkë Alket Hysenit të ngratë në pamje ,luk e mendime !
U tentova të flas për ministren që gjithnjë e më shumë ngjan me Majkell Xheksonin dhe per rixha të Zotit nuk e gjeja pse ?!
Pse ngjan do pyesni ju !? Per shumë kohe se kuptoja po kur degjova nja dy fjalime enigma u zgjidh vete ! Fjalimet e saj ishin kenge- këngë per liderin , kenge per progres raportin, kenge per rilindjen , kenge per integrimin, kenge kunder armiqve të tyre! Ngjakan mejtova -se te dy qenkeshin kengetare të medhenj, ngjakan nga zeri dhe melodia.

Por e braktisa këtë ide dhe mendova të marr fjalen për proçedurë dhe pas fjalimeve të Kryeministrit me habi ta pyes : me keto që thoni ju jeni vertete Kryeministri i ketij vendi apo mos bën gjasme dhe ai i verteti të perdor si sozi për tu argetuar?

E lashë nga droja mos Kryetares së Parlamentit Zonjes së dashur Linditë, i duket herezi e blasfemi dhe me ndeshkon pos shikimeve të vengerta edhe me nja dy jave debim si farisejtë nga Tempulli. Nuk thonë kot goja llap e shpina dap ! Por duke qënë te dy nga një zonë nuk ja thyeva zemren dhe vetes i kurseva ndeshkimin.

Në Lezhë me pyesnin fol or trim, pyete Kryeministrin i cili nga kultura vjen e drejt asaj shkon, se me librin fle e mbi të zgjohet,
që gjykimin e ka të eperm e të pagabueshem, në kohen e duhur dhe të drejtë si profet – pse e la në vetmi poetin kombetar Gjergj Fishta sikur të ishte nje poet veteran a kapterr pensionist i Bashkisë se Lezhes , sikur të ishim pa qeveri e pa Kryeminister qe Zot mos e bej llaf?! Po të kishte qënë patronazhist të madh do ja bëje peshqeshin mendojnë ata. Hymne e psalme do ju lexonte qeveria.

Por jo Partia me ka lënë detyrë të flas per Eurobondin dhe nuk ja thyej zemren asaj. Partia është mbi të gjitha sidomos keto kohe të zymta.

U rreka te di çfarë është Eurobondi?

Me durim si mesuesi zemermadh, nxenesit pertac e trozovaç, Zonja e dashur Tabaku ma shpjegoi që qenkesh borxh diku nja 500-700 milion euro !! Ateherë u ftillova dhe vendosa të flas !
Ne fillim e mora me gezim të madh ! Sa shumë lek , do dalim ne selamet, sa gjëra mund të bëhen?! Me erdhi në mënd Torovica pa ujë të pishen dhe prej dekadash lyp një ujesjelles , fusha e saj që do një hidrovor që të thahet e të behet tepsi, Shengjini për pritat e gurta që rëra të mos gerryhet nga erozioni!
Rrila që kerkon një rrugë për të dalë në det, turistet me timon një tjetër për Shengjin që në vere nga Miloti të mos behet kolona 14 km prej trafikut.
Zadrima e Kallmeti ,një rrjet të ri elektrik që mos të zhytet në erresire pas çdo shiu, Ishull Shengjini një shkolle të re se e vjetra po kalbet nga semundjet që e gerryejne!!! Ja nga kjo foltore po i lutem Zonjes Balluku e Zotit Ahmetaj sebashku me Zonjen Fridë me doren permbi zemer se kur te vije babagjyshi me thesin e madh plot me para futeni doren tuaj punetore e të dhemsur e hidhni si sheqerin në dasem ca lek mbi Mirditen , Lezhen e Kurbinin se andej është krijuar pershtypja që veriun nuk e konsideroni Shqiperi.
Po kaq besova se pedagogve do ju rritet paga sa në Kosovë, policit që me ndaloi për dritat e fikura tek stadiumi Dinamo po kaq që të paguaj kredinë dhe të rrisë më mirë djalin e vetem kater vjeç !!

Por ja duke nxenë në pune ekonomie mesova se borxhi publik qenkesh 80 % pa PPP dhe se me to mberrin 95% !!

Por Borxhi ngjan se po merret per te larë ca borxhe e çfarë borxhi se !! Gojet e liga tonat thonë atë të grabitjes së zgjedhjeve të 25 Prillit se ndokush mendon se marrin borxh per te vjedhur vetë siç eshte perhapur nami , per vila , dyqane, ndonjë shtepi lart e poshte , ndonjë ofshorë neper botë se helbete lodhen, rroba profume e nusretlliqe por jo ? janë të beses ! Qerratenjet e kane me bese a bese, hesap i qeruar pune e mbaruar!!! Kudo nëpër Shqiperi çunat problematikë të Damjanit presin ylyfenë !!

Dje në komisionin hetimor një koleg i yni rënditi disa shifra të frikshme keto të cilat do e bëjnë Eurobondin të flasë me vete , të çmendet sapo të mberrijë ne keto ograja

Ja pra si i ha qeveria, si i ha dreqi leket që marrim poshtë e perpjetë ! Thonë leku i bardhë në ditë të zezë ! Po kur bie në dorë të
zezë medet per ne ! Në dorë të Rames e Ahmetajt eurobondi do shkrihet si flok debore e nuk do i gjindet as varri !! Shyqyr qe do kemi CD-ne e ketij tubimi në të cilin bie në sy gezimi prej Sokrati të vuajtur i Zotit Taulant , ndaj të rrojme e ta kujtojme, të rrojmë e ta shohim! I perjetshem kujtimi i tij u prehtë në paqe ! Në epitafin e tij gdhendur me daltë nga Braçe do shkruhet ” e dha Europa e hengri gropa ” Dy fjale per ujin e helmuar te Krujes. Nje here e helmoi sulltan Mehmeti e nje here sulltan Salepi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb