Kampioni i bodybuilding, Vassilis Mointinis e kaloi në formën më të rëndë infektimin me COVID-19, e madje, i riu ishte në prag të vdekjes.

Edhe pse një fizik muskuloz, Mointinis, qëndroi dy muaj i intubuar duke humbur 42 kilogramë. Aktualisht, ai e ka fituar betejën me virusin, por peshon vetëm 62 kg.

“Kam ende mbetje në mushkëri, kjo është ajo që të lë koronavirusi siç më thotë mjeku pulmonolog”, tha atleti

Vassilis Mointinis duke folur në televizionin “ANT1”, u shpreh se: “Nuk pata kohë të vaksinohem sepse u operova. Unë u sëmura më 27 maj dhe kisha lënë datën e marrjes së dozës së parë më 2 qershor. Të gjithë duhet të vaksinohen”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb