Një 62-vjeçar nga Librazhdi që denoncon dhunën e nuses së djalit, është tematika që është trajtuar ditën e sotme në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit në News24. 62-vjeçari ka rrëfyer kalvarin e gjatë të një jete të vështirë, ku shkak për gjithë këtë u bë një shumë parash, nga e cila humbi edhe shtëpinë.
Sipas tij, nusja e djalit i mori shtëpinë. Ai tha se ajo e dhunon psikologjikisht dhe se nipat dhe mbesat e ofendojnë rëndë..

Nga ana tjetër brenga dhe malli për djalin e tij nuk e lënë të qetë, pasi 62-vjeçari tregon se i biri u largua dhe nuk i tha as mirupafshim. Por nusja e djalit ka mohuar çdo akuzë, madje duke akuzuar vjehrrin se e ka goditur dhe kërcënuar.

“Shtëpia që ka sot nusja është shtëpia e nënës time e cila na i la ne atë shtëpi dhe sot për shkak të një ankandi ajo shtëpi u ble nga nusja e djalit. Sot ajo na ka nxjerrë jashtë dhe nuk na lejon të jetojmë të qetë. Komshia që kemi afër nuk na ka lënë as të ndërtonim dikur shtëpinë katin e dytë. Por nusja e djalit konsultohet shumë me atë komshien. Ajo shpif llafe, se nuk ka nënë e babë të saktë se ata duhet t’i flisnin. Nusen e kam mbajtur unë ekonomikisht, unë jam invalid dhe kam 8 vite që vuaj. Shkoj një ditë po, një ditë jo në urgjencë nga shqetësimet e saj. Nusja nuk na lë as të ngrohemi, vjen bashkëshortja nga puna, punon turni i tretë, e lagur ajo nuk na lë të ngrohemi. Na bërtet, ushtron dhunë psikologjike, na torturoi ne të dyve. Para në rrugë më ka dalë vëllai i nuses për të më vrarë”, tregoi 62-vjeçari.
Gruaja e tij tha më tej se nusja e djalit i ka çuar disa herë në polici dhe i fyen e ofendon.

“Nusen e djalit e gjeta unë, djali ishte 22 vjeç dhe nusja 26. Ia gjeta unë nusen dhe djali u dashurua me të. Kur shkova ta kërkoja na treguan për moshën dhe unë fillimisht kundërshtova, por bashkëshorti tha kjo miqësi nuk duhet prishur pasi është kismeti i tij. Unë e bëra shpejt e shpejt dhe nuk e di pse u ndryshua nusja nga natyra ndikuan komshinjtë, ata i flasin keq për ne. Na ka çuar qindra herë në polici. Unë me fqinjët shkoj mirë, ajo shkon te komshia dhe e quan vjehrrë atë, ajo e mëson për të gjitha gjërat. Nusja na ka sharë, mua më ka thënë k…. burrit k… Na shan dhe na bërtet, na mallkon”, tha gruaja e 62-vjeçarit.

Nga ana tjetër nusja e djalit mohoi çdo akuzë. Ajo tha se vjehrri e kërcënon dhe e ka goditur.
“Këtu çdo gjë ndodh, ai mashtron dhe më kërcënon mua me thikë, atë shtëpi e kemi blerë unë dhe ai, vjehrri im. Ne shkuam bashkë edhe me babin tim, banka nuk ia jepte atij se ishte debitor. Ai iku nga shtëpia, shkoi te çuni i vogël tjetër. Vjehrri ofendon vajzën 9 vjeçe dhe më ka goditur tre herë me grushte dhe nxori thikën. Unë s’kam probleme me mendjen, por ai më ofendon, kam shkuar disa herë në polici dhe janë atje dokumentet e mia dhe ende nuk kam marrë ndihmë. Unë jam me kredi 250 mijë lekë të vjetra, në emër të babit tim kur ne blemë shtëpinë. Ai më detyroi të merrja kredi mua në emër të babit tim për ta blerë atë shtëpi”, tha nusja e djalit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb