Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare fotografi, pjesë e dosjeve që më parë konsideroheshin të fshehta e që supozohet se tregojnë UFO-t.

Pamjet e selektuara janë së bashku me dokumente të tjera të klasifikuara nga viti 1940-1970 të cilat ishin fshehur nga agjencia amerikane e spiunimit.
Një foto tregon ‘pjata fluturuese’ mbi qiellin e Anglisë së 4 marsit, viti 1962, kurse një tjetër, qiellin e Minesota më 20 Tetor, 1960.

CIA tenton të dëshmojë se Toka qenka vizituar nga jashtëtokësorët por dhe konfirmon se ka kryer hetime të shumta dhe të fshehta nëse ekziston jeta jashtëtokësore.
Sipas dokumenteve të lëshuara, një raport i vitit 1952 i titulluar “disqet fluturuese”, ka thënë se të gjitha, përveç 100 UFO-ve kanë pasur një shpjegim të arsyeshëm.

Aty thuhej se “Më pak se 100 raporte të arsyeshme e të besueshme mbeten të pashpjegueshme ‘në këtë kohë. Është e rekomanduar që vëzhgimi i CIA-s të vazhdojë.
Dhe 10 fotografi tjera të lëshuara për të përkuar me ringjalljen e kultit Sci-fi (fatashkencë) X Files, (vetë CIA me ironi i cilëson kështu), nuk përmbajnë asnjë gjurmë të rrëmbimeve të huaja apo rrëzimit të anijeve kozmike.

Një zëdhënës i CIA-s ka thënë se kanë vendosur të nxjerrim në pah disa dokumente ku skeptikëve dhe besimtarëve do iu dukej interesante.
Disa teoricienë konspirativë të UFO-ve nuk besojnë se vendimi i CIA-s është aq i pafajshëm.
Stephen Bassett, drejtor ekzekutiv i ‘Paradigm Research Group’ thotë se kjo është një fushatë që qeveria amerikane të pranojë se UFO-t janë realë dhe se njoftimet e fundit në faqen e internetit të CIA-s mund të jenë strategjik nga ana e agjencisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: