Vizitën në Kosovë, Presidenti i Republikës Ilir Meta e mbylli me një homazh në Prekaz.

“Në përfundim të vizitës në Republikën e Kosovës, nuk mund të mos ndalesha mbrëmë në Prekaz.
Në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Heroit Legjendar Adem Jashari, u përula dje me nderimin dhe respektin më të thellë para kujtimit të paharruar dhe veprës së përjetshme të Tij dhe të gjithë heronjve e të rënëve të familjes Jashari dhe Prekazit martir.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë!” – shkruan Meta në një postim në facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb