Humbja e fundit përballë Kukësit nuk është pritur mirë nga stafi drejtues i Egnatias, me sa duket as nga vetë trajneri Gugash Magani, pasi palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet tyre. Magani largohet në këtë mënyrë nga drejtimi i Egnatias pas vetëm 10-të javësh duke lënë ekipin në vendin e tetë në kuotën e 11 pikëve. Me anë të një postimi në faqen zyrtare klubi i Egnatias bën publik këtë vendim:
?Njoftim :
KF Egnatia falënderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin .
Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus .
I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI .
Largimi i Maganit është i dyti brenda pak ditësh, pasi më herët edhe Edi Martini vendosi të largohet nga drejtimi i Teutës.
(BalkanWeb)