Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, ka bërë një rezyme të gjithë procesit të rindërtimit.

Ai tha se deri më tani kanë përfituar nga ky proces 49 mijë familje, ndërsa edhe qindra të tjera pritet të përfitojnë. Një rëndësi të veçantë sipas Ahmetajt kanë edhe shkollat, ku sipas tij deri më tani janë investuar 119 mln dollar.

“Janë gati 5 mijë familje që përfitojnë nga programi i rindërtimit. Janë 2010 familje që do të marrin familje të reja. Në të gjithë zonën e dëmtuar janë mbi 38 mijë përfitues nga grantet e rikonstruksionit. Janë 134 mln dollar që buxheti i shtetit ia ka dhënë familjeve në dorë për të rikonstruktuar shtëpitë e tyre.

Ndërkohë sot janë mbi 2000 banesa individuale që janë vila, model si këto të Fushë-Krujës. Janë përfunduar 1463 nga buxheti i shtetit. Edhe donatorët shqiptare e të huaj kanë investuar. Durrësi kishte shumë më shumë se çdo bashki tjetër pallate të rikonstruktuara. Ndërkohë janë shumë site që po punohet. Janë 37 kantiere të infrastrukturës publike. Po ashtu janë dhe shkollat. Sa janë ndërtuar në këto 2 vite s’janë ndërtuar në 30 vite.

Shuma është 119 mln dollar e do të vazhdojë ende vlerësimi. Do e mbyll fjalën duke thënë se programi i rindërtimit është unik. Jam munduar të gjej një program të ngjashëm. Më besoni nuk ka një program si ky, me një zemër, shpirt, që të shkojë te qytetari dhe të mos ndalojë së ndërtuari”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb