Të pish marijuanë ka efekte dhe kjo vërtetohet zyrtarisht. Revista ‘JAMA International Mdicine’ konfirmon se: Nëse tymosni shumë marijuanë, ajo ka gjasa që të bëjë dëme të përhershme në kujtesën tuaj afat-shkurtër.

Profesor Reto Auer i Universitetit të Lozanës udhëhoqi një ekip të studiuesve të cilët analizuan të dhëna mbi zakonet e marijuanës së rreth 3,400 amerikanëve gjatë një periudhe 25-vjeçare.

Në fund të periudhës së studimit, subjektet iu nënshtruan testeve për të vlerësuar aftësitë njohëse – memorien, përqëndrimin, aftësinë për të marrë vendime të shpejta, etj.

Studimi zbuloi se njerëzit të cilët kanë tymosur marijuanë përditë për një kohë të gjatë – pesë vjet ose më shumë – kanë kujtesë më të dobët verbale në moshën e tyre të mesme se sa njerëzit që nuk kanë tymosur, ose që kanë tymosur më pak.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb