ELBASAN- Policia e Shtetit ka publikuar emrat e personave që humbën jetën dhe ata që u plagosën pas një sulmi me armë zjarri në Elbasan.

Të njëjtat burime bënë me dije se kanë humbur jetën Agron Capja, Ardit Sinakoli si dhe Eno Bedalli. Sakaq, të plagosur mbetën Ardian Zharri, Fjzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja si dhe Arnold Çapja.

Mësohet gjithashtu se njëri prej viktimave, shtetasi Eno Bedalli, 38 vjeç, i cili ishte miku i
Agron Çapjes, i mbetur edhe ai i vdekur në masakrën e mbrëmshme, është arrestuar në Itali, në qershor të vitit 2013 për trafik droge, në një vlerë prej 10 miliona eurosh. Ai bënte pjesë në një bandë, autorët e së cilës u kapën në një superoperacion me 300 policë.

Eno Bedalli së bashku me disa shqiptarë të tjerë trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: