Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje sot libanezëve të bashkojnë forcat me Izraelin në luftën kundër Hezbollahut, duke theksuar se vendi i tyre është “peng” i lëvizjes shiite të mbështetur nga Irani.

“Izraeli nuk është në luftë me ju. Ne jemi në luftë me Hezbollahun, i cili po e mban peng vendin tuaj”, tha Netanyahu në një videomesazh në anglisht. “Ne dëshirojmë paqe me ju, me Libanin”, shtoi ai.

“Merrni të ardhmen në duart tuaja”, u bëri thirrje Netanyahu libanezëve. “Le të ndërtojmë siguri dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë”, vazhdoi kryeministri izraelit, duke siguruar se “sapo Hezbollahu të shpërbëhet, perspektivat do të jenë të pakufizuara”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb