TIRANË- Kryetari i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama po rikthen simbolet komuniste. Ndregjoni shprehet se bunkeri do vazhdojë të ndërtohet pavarësisht se qytetarët i vunë flakën.

“Rama po rikthen simbolet komuniste. Mësuam se Bunkeri do vazhdojë të ndërtohet. Do ndërtojnë Bunkerin, që qytetarët i vunë flakën. Të kuptojë Rama se shqiptarët e urrejnë diktaturën. Ramës do t’i përgjigjemi si më 8 dhjetor”, ka thënë Ndregjoni.

Ai ka theksuar se ish-të përndjekurit nuk do të lejojnë ngritjen e simboleve të diktatorëve.

“Rama po bën veprime që ngjallin urrejtje dhe përçarje. Nuk do lejojmë ngritjen e simboleve të diktatorëve. Jo bunkerë, sado i fuqishëm t’i duket vetja Ramës. Flakët e lirisë do iu përfshijnë ashtu si bunkerin”, ka thënë Ndregjoni duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb