Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP prej disa javësh.
Ajo ka qenë një nga personazhet më të komentuara përfshirë këtu edhe për lidhjen me aktorin e prezantuesin nga Vlora, Donald Veshaj.
Artistja para pak kohe kishte bërë një gafë në matematikë gjatë një bisede, ku ishte pyetur se sa bëjnë (12+4) e që ishte përgjigjur 26.
Por, siç duket kjo nuk ishte gafa e vetme, pasi një të tillë e ka bërë edhe para pak ditësh në një bisedë tjetër me banorët, teksa ndodheshin në oborr të shtëpisë.
Dagz e ka pyetur atë se sa bëjnë 1099+1 dhe ajo është shprehur se bëjnë një milion. Ndërkohë, ndërhyrja e Donaldit ka qenë e menjëhershme, i cili i thotë: “Bëjnë 1100 moj”.
Beatrix këtë javë është nominuar për herë të parë në Big Brother VIP, krahas Einxhel Shkirës dhe partnerit të saj, Donald Veshaj.
View this post on Instagram