Zarfi i Zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP, për shkak të situatës mes Françeskës dhe Sarës.

Në të paralajmëroheshin të gjithë banorët dhe televotimi i së martës u anulua.

“Banorë Big Brother nuk ju paralajmëron më. Televotimi anulohet, flasim të martën”, shkruhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Rikja.

Gjatë pasdites së sotme ka pasur tensione mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri.

Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda.

Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment e ka shtyrë, por edhe Sara ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb