Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje dëbore dhe acar, por disa të rinj nga Shkodra kanë zgjedhur të sfidojnë të ftohtin.

Një grup të rinjsh kanë zgjedhur të eksplorojnë Thethin, ndërsa dy prej tyre janë futur për t’u larë në një prej ujëvarave në fshatin turistik të Thethit.

E gjithë pjesa tjetër ndodhej në ngricë dhe borë përreth ujëvarës të rinjtë u zhveshën duke u futur në ujë për t’u larë, ndonëse temperaturat në atë zonë kanë arritur në -6 gradë.

Të rinjtë e ekipit Drini Timës shpeshherë zhvillojnë aventura jo vetëm në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna e Drin, por edhe në mal duke sfiduar temperaturat e ulëta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: