Engert Pëllumbi ishte kryesuesi i trupës gjykuese që çoi pas hekurave ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nën akuzën për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ish-ministri u dënua nga me 3 vite e 4 muaj burg nga Pëllumbi dhe dy gjyqtarë të tjerë, ndërsa Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Habilajve.
Por kush është gjyqtari që firmosi pro dënimit të Tahirit?

Engert Pëllumbi kreu studimet e larta në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Më pas ai u caktuar gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në periudhën 2017-2020, Pëllumbi ushtroi rolin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë. Këtë funksion e ka ushtruar nga nëntori 2020 edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Në këtë gjykatë ai ka qëndruar për disa kohë i komanduar.

  • foto galeri

Ndërkohë, në 5 tetor 2021, Pëllumbi kaloi me sukses procesin e vettingut, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht pro kualifikimit të tij. Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij. Pikat më ‘kulmore’ ku është përqendruar vëmendja te gjyqtari ka qenë një rast në vitin 2011, kur ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për shpifje.

Po ashtu kujtojmë se vite më parë Tahiri ka kundërshtuar faktin që pjesë e trupës gjukuese të ishte dhe Pëllumbi. Duke u ndalur te karriera, mësohet se Pëllumbi jep mësim pranë Fakultetit Ekonomik të Universtitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues dhe ekspert në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës. Tashmë me vendimin e tij Engert Pëllumbi hyn në historinë e drejtësisë shqiptare, pasi ka dënuar me burg një ish-funksionarë të lartë shteti, ish-ministrin Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb