Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit, i cili siç thekson ai, tashmë ka përfunduar dhe është gati për përdorim.

Edhe vetë kryeministri Rama shkruan përbri videos se ky mbikalim tani “është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara”.

“MIRËMËNGJES ? dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë?”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb