TIRANE
Ditët e fundit këngëtarja Fifi ka qenë në qendër të vëmëndjes për lidhjen e re të dashurisë më Adis Patushin.
Në fillim ishin thjesht thashetheme rozë deri në momentin që këngëtarja publikoi një foto në Instagram me biznesmenin shqiptar.
Ndërsa ditën e sotme dyshja kanë realizuar një tjetër video të përbashkët, ku shihen duke kaluar çaste të lumtura në prani të njëri-tjetrit.
Madje në një moment, interpretuesja e hitit “Diell” dhe Adisi shkëmbejnë një puthje në buzë.
Adis Patushi i cili me profesion është biznesmen, nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, pasi ai më parë ka qenë i martuar me super modelen Adrola Dushi. Ai dhe Adrola janë prindër të një djali të quajtur Troi.