Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka deklaruar se situata në Ballkanin Perëndimor është bërë më e vështirë, në krahasim me vitet e mëparshme.
Gjithashtu ai ka deklaruar se Stabiliteti politik i Ballkanit Perëndimor është prioritet i Brukselit.
“Vetëm disa vite më parë ne folëm për Ballkanin Perëndimor në kontekstin e anëtarësimit në BE, por për fat të keq ne i jemi rikthyer sërish temës së stabilitetit në rajonin tonë”, është shprehur Gjukanoviç.
Ai gjithashtu vlerësoi se Ballkani Perëndimor është ende një mjedis i papërshtatshëm për politikat anti-europiane të lojtarëve të huaja, për shkak të shteteve të dobëta…
Gjukanoviç është takuar në Bruksel me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, ndërsa kanë shtuar se mali i Zi në një të ardhme të afërt të ketë një qeveri të re e cila të jetë promotorë e politikës së integrimit në BE.
(BalkanWeb)