Liverpool as që ka ndërmend të dorëzohet, vijon të ndjek këmba këmbës Man.City. Të kuqtë e Jurgen Klopp thyen pastër 0-2 në transfertë Brighton duke e dërguar në vetëm 3 pikë diferencën me “qytetarët” e Pep Guardiola.
The Reds kaluan në avantazh që në minutën e 19-të me Diaz ndërsa në minutën e 61-të, Momo Salah u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat.
Festa nuk ishte e plotë pasi tre minuta më pas sulmuesi egjiptian u largua nga fusha e lojës si pasojë e një dëmtimi të pësuar në gju.
Mbetet për tu vlerësuar situata, por të dhënat e para nuk tregojnë për një dëmtim serioz.