“Zoti Basha! Bëhu Lider!” Ky është kryeartikulli që hapet e përditshmja ‘Koha Jonë’ ku shkruhen një mal me këshilla për Lulzim Bashën. Sipas editorialit të kësaj të përditshmeje, Basha duhet të shpëtojë nga hija e Berishës.

“Sigurisht, nuk është e lehtë të shpëtojë nga hija e ish-kryetarit në PD. Por Bashën nga Berisha e shpëton vetëm Basha. Një lider që nuk fiton “betejën” politike me të vetët nuk do jetë në gjendje as të fitojë zgjedhjet me kundërshtarët. Zgjedhjet nuk janë larg dhe Bashës nuk i mbetet shumë kohë të tregojë se është ai kryetari i real i partisë”, citohet në një pjesë të editorialit të kësaj të përditshmeje.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: