TIRANE– Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për epitetin që i ka vënë ish­kryeministri Sali Berisha, duke e etiketuar në postimet e tij por edhe deklaratat si “Saje Qorri”, ose “Saimir Shullazi”. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Tahiri tha se Berisha ka një fiksim me sytë e njerëzve.

“Si ndihem është e justifikueshme për një njeri të atillë. Ai i ka fiksim sytë e njerëzve. Se dhe djalin e ka “sypeshkaqen”. Doktorit i falen derisa u tregon njerëzve se si mund të degradosh si njeri. Sytë i ka fiksim ai. Djali i tij u bë personazh në Hollivud në rastin e Gërdecit ku një personazh nga Shqipëria thirrej “sypeshkaqeni”. Jo ai vetë, por mediat ndërkombëtare kur shkruanin për aferën e Gërdecit”, tha Tahiri.

Ai më tej shtoi se Berishës i falet, pasi është i moshuar dhe një shembull, sipas tij, që tregon se si mund të degradojë njeriu.

Sipas ish-kryeministrit Berisha me këtë nofkë, Tahiri thirret nga Emiljano Shullazi.

STATISTIKAT E FRIKSHME, TAHIRI: DY MIJË POLICË JANË NËN PROCEDIM
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka treguar një statistikë të frikshme në emisionin “Zonë e Lirë” ditën e sotme.

I pyetur lidhur me përfshirjen e efektivëve të Policisë në ngjarje kriminale, Tahiri tha se janë 20 % të policëve që janë nën procedim për shkelje nga më të ndryshmet.

Kjo do të thotë se janë plot 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit të cilët janë nën hetim për shkelje apo përfshirje në aktivitete të paligjshme.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: