TIRANË

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e aktivistes Evi Kokalari për shpifje ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Mësohet se sot togat e zeza kanë shpallur të pafajshëm Salianjin për akuzën e ngritur nga Kokalari, megjithatë, trupi gjykues ka vendosur të japë një dënim simbolik, ndaj demokratit Salianji.

Gjykata ka gjetur se deklaratat e tij, drejtuar aktivistes Kokalari përbëjnë fyrje, ndaj edhe për këtë arsye ka vendosur ta dënojë atë me 50 mijë lekë gjobë. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani.

Whatsapp Image 2022 03 25 At 10.16.42 Am
Whatsapp Image 2022 03 25 At 10.16.42 Am

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb