Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes në miqësore ndaj Spanjës, me rezultatin 2-1. Tekniku italian e cilësoi këtë përballje si një nga zhgënjimet më të mëdha që kur ka ardhur te Shqipëria.

“Jam shumë i keqardhur për rezultatin, nuk po arrijmë të marrim ftytet e punë. Një nga zhgënjimet më të mëdha që kur kam ardhur te Shqipëria. Më vjen shumë keq më shumë për lojtarët dhe për veten.

E pashë në telefon. Xhordi Alba ishte përtej linjës të topit. Jam akoma më i nxehur, për golin e dytë. Edhe unë mendoja që do të na vinin poshtë, por kemi bërë një lojë të mirë. Duke parë si shkoi 90 minutëshi, më vjen vërtet keq, që kemi humbur.

Duhet ti bëj komplimente lojtarëve. Nëse i përmirësojmë gjërat e vogla, mund të bëjmë akoma më mirë, për mos faktit që ishte një ndeshje miqësore dhe rezultati nuk ka shumë vlerë.

Një skuadër që premton për të ardhmen, që i ka të gjitha mundësitë te na bëjë shumë krenarë. Me pak korrigjime e me më shumë përqëndrim mund të arrijmë objektivat e mëdhenj që ne kemi vendosur. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë rritës”, u shpreh Reja për mikrofonin e RTSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb