Irani rrezikon të përjashtohet nga Botërori Katar 2022, në të cilin u kualifikua pas vendit të dytë në grupin A.

Shkak për këtë është bërë episodi i ndeshjes së mbrëmshme kundër Libanit, ku 2000 tifoze femra, të pajisura me biletë, nuk janë lejuar të futen në stadium.

Pas ngjarjes ka reaguar Presidenti Iranian, Ebrahim Raisi, i cili ka kërkuar falje mbi situatën e krijuar dhe ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme Iraniane të hetojë mbi ngjarjen.

Në vitin 2019 FIFA i kishte dhënë një ultimatum Iranit në lidhje me mos lejimin e prezencës së tifozeve femra në stadium në ndeshjet e tyre, duke i kërcënuar dhe me përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare nëse kjo gjë ndodhte. Pritet të shihet nëse pas ngjarjeve të djeshme Irani do të paralajmërohet përsëri, apo do të marri dënimin maksimal me përjashtimin nga Botërori.

Nëse përjashtohet Irani, nuk ka një kriter fiks mbi të cilin FIFA mund të zëvendësojë këtë kombëtare dhe do të jetë plotësisht në dorën e kësaj organizate që të përzgjedhë një ekip, qoftë edhe me “ftesë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: