Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë dhe se ata që harxhonin më shumë, do të paguanin më shumë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Minsitrave, Balluku tha se nuk do të bëhet klasifikim i familjeve të pasura dhe të varfra.

Balluku sqaroi se 700 kilovat orë është thjesht në kuadrin e propozimit dhe se nuk ka ende një vendim mbi këtë.

“Kryeministri nuk e ka thënë të pasur dhe të varfër, nuk mund t’i ndajmë kështu. Nuk kemi ndonjë synim që ti klasifikojmë kështu. Kryeministri i referohet personave që konsumojnë më shumë energji. Ne po bëjmë një studim se sa kilovat orë i duhet familjeve normale për të konsumuar. Për të pasur elektroshtëpiake, ngrohje mesatare dhe për të pasur një familje mesatare. Përsa i përket familjarëve, duke pasur një analizë të mirëfilltë, cila konsiderohet një sasi që mund të sigurojë energjinë. Sot po bëjmë diferencimin e një fashe. Rreth 700 kilovat orë është fasha. Nuk është marrë një vendim. Rreth 700 kilovat orë është mesatarisht sasia e energjisë që konsumon një familje. Ata që harxhojnë më shumë, do paguajnë më shumë. Ne na është dashur t’i futemi kësaj analize për të klasifikuar energjinë e nevojshme. Kush do harxhojë më shumë, do e paguajë”, pohoi ministrja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: