Zelanda e Re  së shpejti do të vendosë sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë.

Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, në një deklaratë tha se kanë vendosur sanksione ndaj 18 institucioneve financiare ruse, përfshirë Bankën Qendrore të Rusisë.

Mahuta tha se organizatat që financuan sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë ishin në shënjestër dhe se këto organizata përbënin 80 për qind të totalit të aseteve bankare të Rusisë.

Muajin e kaluar, Zelanda e Re filloi të vendosë ndalime udhëtimi për presidentin rus, Vladimir Putin dhe disa zyrtarë të lartë rusë, dhe gjithashtu vendosi disa kufizime importi kundër Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb