Partia Socialiste do të nisë ditën e sotme konsultimet me grupet e tjera parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri me dije dy ditë më parë se do të konsultohej me Mesila Dodën, Enkeled Alibeajn dhe Fatmir Mediun, takim qe pritet te filloje ne oren 17:00.
Ndërkohë këta të fundit kanë mbërritur në Kuvend. Nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb” Fatmir Mediu po ashtu i shoqëruar nga kreu i AAK Agron Duka shihen të hyjnë në sallën e Kuvendit.
Nderkohe takimet me dy perfaqesuesit e tjere te opozites do te behen ne ditet ne vijim.
Ky takim vjen pasi Balla përfundoi konsultimet me perfaqesues te Shoqerise Civile ne vend.
(BalkanWeb)