Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet se si vende mike fqinje dhe aspirate drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe e Malit të Zi është gjithmonë e lidhur.

Statusi:

Urimet më të sinqerta për Dritan Abazovic, kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi. Suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit, zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian. Si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpresoj për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb