“Forcat ruse po përparojnë drejt Slovyansk dhe Baranivka, kështu është shprehur zyrtari i lartë i Mbrojtjes amerikane.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se përparime të ngadalta po bëhen edhe një juglindje dhe në jugperëndim të Izium, në Ukrainë.

“Forcat ruse po vazhdojnë të përdorin zjarre, me rreze të gjatë”, ka thënë ai, shkruan CNN.

Ndër të tjera ai është shprehur se ukrainasit janë ende në gjendje të rezistojnë, ndonëse forcat ushtarake ruse kanë përdoru artileri të rëndë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb