UEFA ka përditësuar renditjen e saj për klubet europiane, ku pasqyrohet situata e paraqitjeve të tyre në arenën ndërkombëtare. Bayern Munchen ndodhet në vendin e parë me 138 mijë pikë të grumbulluara sipas kalkulimeve të UEFA-s lidhur me rezultatet e regjistruara.
Liverpool gjendet në vendin e dytë së bashku me Manchester City me pikët që pritet të ndryshojnë nga përfundimi i dueleve në kampionat, si dhe finalja e Champions që duhet të luaj Liverpool.
Real Madrid gjendet në vendin e 5-të i renditur me poshtë se Chelsea dhe City, skuadra që i eleminoi nga Champions. Nga italianet, Juventus renditet në vendin e 8-të, Roma me finalen e Tiranës në vendin e 11-të, ndërsa Inter dhe Milan zhgënjejnë duke u renditur respektivisht në vendin e 23-të dhe 45-të.
Për të parë një klub nga Superliga e Shqipërisë, duhet të zbresim në vendin e 207-të, ku ndodhet Laçi. Ndërsa Shkëndija e Tetovës mban flamurin nga klubet shqiptare,teksa ndodhet në vendin e 137.
(BalkanWeb)