Barcelona ka dëshirë ta harrojë sa më shpejt sezonin që po mbyllet dhe të fillojë punën për të ardhshmin, për t’u kthyer në majën e futbollit spanjoll dhe atëë europian. Për ta bërë këtë, katalanasit do të bëjnë disa lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës.

Një nga këto mund të përfshijë një nga yjet e Pep Guardiola-s. Bernardo Silva, në fakt, mund të jetë një nga lojtarët që do të ndezë merkaton. Fantazisti portugez, titullar i pazëvendësueshëm te Manchester City, është bindur një vit më parë nga Pep Guardiola të qëndronte në Premier League.

Ish-ylli i Monaco po mendon prej kohësh të ndërrojë ambient dhe në horizont mund të formohet një shkëmbim i bujshëm mes dy gjigantëve të Europës. Barcelona, sipas Mundo Deportivo-s, është gati të sakrifikojë Frenkie de Jong në fund të sezonit me kusht që të sigurojë shërbimet e kampionit luzitan

Një operacion më shumë se i mundshëm për t’u realizuar duke parë se dy lojtarët kanë një vlerë të përafërt në merkato: 75 milionë euro vlen kartoni i Silva-s dhe 70 ai i De Jong.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb