Etrit Berisha dhe Milinkovic Savic nuk bindin për sezonin e ardhshëm. Torino po mendon për të gjetur një portier cilësor dhe sipas A Bola, klubi italian ka nisur negociatat me Vitoria Guimares në Portugali për Bruno Varela.
Tratativat mes “Gardianit” 27 vjeçar dhe ekipit Granata po shkojnë në rrugën e duhur, edhe pse asgjë nuk mund të thuhet përfundimisht.
Torino po studion edhe alternativa të tjera. Hipotezë interesante duket ajo e Alex Meret të Napolit dhe Alessio Cragno të Cagliarit.
(BalkanWeb)