Manchester City i afrohet edhe më shumë titullit kampion. “Qytetarët” fituan 1-5 në fushën e Wolves.
Një nga më të mirët në fushë padyshim që ishte Kevin De Bruyne. Belgu që mban çelësat e mesfushës realizoi jo pak por 4 gola. Gjurmë la edhe Sterling. Tek “Ujqërit” shënoi Dendocker.
Djemtë e Guardiolës janë në vendin e parë me 89 pikë, 3 më shumë se Liverpool. Takimi i radhës është ndaj West Ham.
Wolves është e nënta.
(BalkanWeb)