Pas një postimi të bërë dje në rrjetin social ‘Facebook’, ku denoncoi publikisht xhirimin e një klipi në ambientet e muzeut të qytetit të Korçës, avokati Esmerald Xhafa ka ndërmarrë sot një hap më tej, duke kallëzuar sot Ministrinë e Kulturë, Drejtorin e Muzeut Kombëtar të artit Mesjetar dhe Drejtorin e muzeut te Fotografisë Gjon Mili.

Bëhet fjalë për videoklipin e një kënge të artistëve Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda.

“Kush ka lekë por nuk ka mend mund të prenotojë kundrejtësi që edhe fejesat apo martesat t’i organizojnë tek Muzeu i Artit Mesjetar. Shumë shpejt besoj ditën e nesërme do depozitoj kallëzim penal për personat për këtë turp”, paralajmëroi dje avokati.

Ndërsa sot, avokati është shprehur se është duke pritur një përgjigje në lidhje me dëmtimet që mund t’iu shkaktohen këtyre ikonave.

Sipas tij këngëtarët dhe organizatorët mbajnë pergjegjësi administrative sipas parashikimeve të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzet.

A243ca28 Df22 4f90 9b50 2458e708584e
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb