Një tjetër anije detare ruse është në flakë në Detin e Zi, deklaroi Ukraina.

Një anije mbështetëse ruse, “Vsevolod Bobrov”, po tërhiqej në Sevastopol nga zona e ishullit të gjarpërinjve pasi mori flakë, sipas Serhii Bratchuk, zëdhënës i Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës, shkruan CNN.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës publikoi foto të anijes.

“Rusia humbi një tjetër anije në Detin e Zi. Sipas burimeve të mia, anija është goditur dhe një zjarr shpërtheu. Është anija e re ndihmëse e projektit 23120 Vsevolod Bobrov”, shkroi Gerashchenko.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, VSEVOLOD BOBROV pësoi zjarr të madh, një pjesë ose e gjithë ekuipazhi u evakuuan, por anija nuk u fundos, ajo u dërgua përsëri në Sevastopol – baza e Marinës ruse të Detit të Zi.

Lajmet nuk konfirmohen, Rusia nuk e konfirmon apo përgënjeshtron lajmin. Ashtu si me fregatën ADMIRAL MAKAROV, historia mbetet një mister, deri më tani. Por me shumë mundësi, diçka – një aksident i madh – ka ndodhur vërtet, por do të duhet mjaft kohë për të zbuluar të vërtetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb