Titulli i Premier League do të diskutohet në javën e fundit mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit. “Qytetarët” kanë një pikë më shumë, ndërsa të kuqtë do tentojnë mrekullinë.
Rivaliteti është aq i madh, saqë futbollisti i The Reds, Jordan Henderson, ka ironizuar me ekipin e Guardiolës dhe mënyrën sesi ata luajnë.
“Unë nuk e shikoj Manchester Cityn. Disa e shohin, por mënyra se si ata luajnë nuk është kurrë e këndshme për t’u parë. Ndaj kur luajnë ata, unë e vendos kanalin për të parë filma për fëmijë. Është më mirë t’i shikosh këta të fundit” –tha ai.
Java e fundit:
(BalkanWeb)