TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur dhe për çështjen e emrave të dalë nga deputetët e PD për Presidentin e ri të Republikës. Berisha tha se gjithçka shihni ju janë një parodi e neveritshme, dëshmi tjetër e keqshfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar.

“PD është forcë politike kryesore e opozitës dhe ajo funksionon mbi bazë procedurash, vendimesh dhe precedentësh. Gjithçka shihni ju janë një parodi e neveritshme, dëshmi tjetër e keqshfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për 1-3-5 arsye pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama, por që ata nuk përfaqësojnë asgjë nga PD.

Ne bazuar në vendimet e forumeve të PD-së, por bazuar dhe në traditën dhe praktikën e mëparshme kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona. Çdo gjë që Edi Rama bën me Alibashën është një praktikë e denigrimit, e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të një njeriu apo 2-3 njerëzve që një Zot e di se çfarë hallesh kanë dhe që ndodh siç e patë mbrëmë të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studiot televizive për mashtrimet që kanë bërë. Pra, është një mjerim politik, megjithatë e kanë vetë përgjegjësinë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb