TIRANË- LSI do të shkojë në zgjedhjet e brendshme me një risi. Bëhet fjalë për kartat e reja të anëtarësisë. Këtë fakt e ka pohuar këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi, i cili ka publikuar edhe një foto të kartës se. Aleksi thotë se këto karta kanë elementë të fortë sigurie, çka sipas do të ndihmojë çdo anëtar të jetë aktiv.

“Kartat e reja të anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë elementë të fortë sigurie gjë që do të ndihmojnë çdo anëtar për të qenë pjesëmarrës aktiv në të gjithë procesin e zgjedhjeve që do të fillojë”, shkruan Aleksi.

Sipas Aleksit ja cilat janë elementët e ri të sigurisë në kartat e anëtarësisë së LSI-së:
Tek emri duket vula dhe logo e LSI-së e sigluar.
1. Lehtësisht e dallueshme nëpërmjet prekjes se kartës se anëtarësisë
2. Shikimi i kartës kundrejt dritës
3. Relievi i logos së LSI
4. Filigrama.
5. Elementet e sigurisë ndryshojnë ngjyrën në varësi nga këndi i shikimit
5. Skanimi i Barcod direkt nga celulari të jep akses të logosh direkt tek faqja e www.lsi.al sigurisht shërben dhe për procesin e votimit për zgjedhjen e forumeve drejtuese të LSI.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: